Ismet Beqiri e pret Përparim Ramën në Kodrën e Trimave

Share Messenger

Kryetari i Degës së parë të LDK’së në Prishtinë, Ismet Beqiri, ka pritur në takim Përparim Ramën, kandidatin për kryetar të komunës kryeqytetase nga ky subjekt politik.

Beqiri, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka publikuar fotografi nga takimi, ku pjesë ishte edhe kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

“Mbrëmë në degën e LDK-së “Kodra e Trimave”-Prishtinë.Së bashku do të ja dalim. LDK mbi të gjitha”, ka shkruar kryetari i degës së LDK’së në “Kodrën e Trimave”.

Të pranishëm në takim ishin edhe Hykmete Bajrami e Muhamet Hamiti, pjesë e kryesisë së LDK’së.

Rama do kandidojë për pozitën e kreut të komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3053258891573309&id=1776091339290077

Share Messenger

Më të lexuarat