Ish lojtari i njohur: Nuk e kuptoj Pochettinon, Messi dëshironte të luante, ai s’e la!

Share Messenger

Jerome Rothen, ish futbollisti francez nuk e kupton pse Mauricio Pochettino vendosi të zëvendësojë Lionel Messin gjatë ndeshjes mes PSG dhe Lyon.Pas 76 minutave lojë në ndeshjen PSG-Lyon, Pochettino vendosi të largonte Messin nga loja.“Kishte një moskuptim total. Ne e pamë atë, Lionel Messi donte të qëndronte në lojë”, shpjegon Jerome Rothen këtë të hënë në RMC.

“Pochettino e mori vendimin e tij me ndërgjegjen e tij. Aty ku e shoh të papërshtatshme për Pochettinon është se ai nuk ka qenë kurrë kështu me yjet e tjerë të skuadrës. Që kur mbërriti, pavarësisht nëse ishte Neymar apo Mbappe, ai gjithmonë i linte ata në fushë, edhe kur ata luanin dobët. Ai i mbronte gjithmonë. Për sa i përket statusit dhe atmosferës, Messi është shumë më superior se Neymar dhe Mbappe.

Po flasim për Lionel Messin, lojtarin më të mirë të planetit, ndoshta edhe për lojtarin më të mirë të gjitha kohërave.”“Kur e keni në skuadrën tuaj, ju duhet ta menaxhoni atë si lojtari më i mirë në botë”, vazhdon ish -mesfushori parisien.“Me gjithë atë që përfaqëson. Ai ka një status të veçantë. Ju duhet të shmangni keqkuptimet me lojtarin tuaj më të mirë, veçanërisht në debutimin e tij në Parc des Princes. Është një gabim i madh për Pochettino, ai duhet ta kishte lënë atë në fushë”, përfundoi ai.

Share Messenger

Më të lexuarat