Ish-ambasadori i Holandës: Lajcak e ka gabim, Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën, jo Kosova

Share Messenger

Ish-ambasadori i Holandës, në Kosovë Robert Bosch ka thënë se Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën, jo Kosova, ashti siç ka deklaruar misari i BE’së Mirosav Lacjak, shkruan Gazeta Metro.

Bosch ka thënë se është e pakuptimtë që një diplomat si Lajçaku, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që të bëjë të mundur Asociacionin.

“Nuk mund ta imagjinoj që një diplomat i nderuar si Lajçaku, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që të bëjë të mundur Asociacionin. Siç e tha me të drejtë, Edita Tahiri, Serbia është ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën pasi në aneksin e rezolutës 1244 thuhet se për Kosovën situata e vitit 1989, entiteti autonom, përsëri është e vlefshme. Me gjasë Lajçaku duhet të bëjë disa detyra shtëpie”, shkroi Bosch në rrjetet sociale.

Kujtojmë, që misari sllovak i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka përulur dhe përbuzur Kushtetutën e Kosovës dhe ka zbuluar qëllimet e tij për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve.

Për teke të Bashkimit Evropian, emisari i saj po dëshiron që tani ta ndryshon edhe Kushtetutën e Kosovës. Krejt kjo po ndodhë vetëm për t’ia mundësuar Serbisë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe apo siç njihet ndryshe nga qytetarët si “Zajdenica”.

Emisari i BE’së po tenton që me çdo kusht që Asociacioni i Komunave Serbe të themelohet dhe nuk e zë as pak pengesë as vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, ku deklaruar se është marrëveshje antikushtetuese e nënshkruar nga pala kosovare në Bruksel.

“Në Prishtinë kisha 25 takime dhe asnjë nga bashkëbiseduesit nuk tha se nuk do të përmbushin obligimet e tyre, u tha qartë se atë që e kemi premtuar duhet përmbushur, përfshijë Asociacionin. Është logjike se duhet ndryshuar Kushtetuta dhe nuk tha askush se nuk duhet ndryshuar. Kushtetua nuk është bibël”, tha Lajcak në Serbi.

Share Messenger

Më të lexuarat