Isco humb edhe sfidën me Barcelonën

Share Messenger

Isco nuk do të luajë as me Barcelonën, ashtu si edhe Dani Carvajal.
Përveç ndeshjes së kthimit në Champions League kundër Bayern Munich, Isco do të mungojë edhe kundër Barcelonës në kuadër të La Ligas.

Është MARCA ajo që ka bërë të ditur se mesfushori spanjoll nuk do të mund të rikuperohet nga dëmtimi që pësoi në krah të mërkurën në “Allianz Arena”.

Sfida me Barcelonën të zhvillohet të dielën e ardhshme në “Camp Nou” nga ora 20:45, pak ditë pas sfidës me Bayern Munich, ku edhe do të mësohet finalisti i Champions League.

Përveç Iscon, në “El Clasicon” e dytë për këtë edicion do të mungojë edhe Dani Carvajal.

Share Messenger

Më të lexuarat