Isa Mustafa paralajmëron largimin e Vjosës: Nuk mund të jesh me LDK’në dhe kundër saj

Share Messenger

I pari i LDK’së Isa Mustafa i ka dërguar hpatas mesazh Vjosa Osmanit e cila doli kundër mocionit të mosbesimit ndaj Vetëvendosjes.

Mustafa ka thënë se nuk është e natyrshme që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të saj.

“Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund.”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Të nderuar, bashkangjitur gjeni një mesazh nga Kryetari Mustafa

Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe kryetarë të degëve

LDK ka proceduar me mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.
Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.
LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën.

LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk.

Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj.

Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund.

Share Messenger

Më të lexuarat