Isa Mustafa në gjendje të rëndë shëndetësore nesër niset për Austri!

15 Shares Share Messenger

Ish-kryeministri i vendit, njëherësh i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është në gjendje të rëndë shëndetësore.Siç mëson Indeksonline nga burime të afërta Mustafa nga kjo gjendje rëndë shëndetësore detyrohet që nesër të niset për në shtetin e Austrisë, me aeroplan privat të spitalit në të cilin po kurohej.Ndryshe duhet përkujtuar që Mustafa vazhdon të jetë nën kontrollin shëndetësor që nga data 10 janar, saktësisht ditë e mërkure.

Pas lajmit për dërgimin e tij në spital, LDK kishte dërguar një email për media duke thënë se lideri i tyre ka vetëm disa problem shëndetësore si pasojë e gripit sezonal.Gjithashtu disa media në vend gjatë ditës së sotme ndryshe kanë raportuar se Mustafa mund të jetë prekur nga një sindromë e rrallë, “Guillain-Barré syndrome” (GBS).Kjo sindromë është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Shenjat e para të këtij çrregullimi thuhet se përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive dhe se këto simptoma mund të rriten derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare, teksa personi mund të jetë pothuajse tërësisht i paralizuar.Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut.

Share Messenger

Më të lexuarat