“Irma” shkatërron shtëpinë e Donald Trumpit

Share Messenger

Ishujt Karaibe, që gjenden në mes të Amerikës Jugore dhe asaj Veriore, kanë qenë gjithnjë territore të kërcënuara nga uraganet dhe stuhitë e llojeve të ndryshme.

Uragani Irma ka shkatërruar pothuajse të gjithë ishujt më të famshëm në botë, ato të Karaibeve. Ndër shtëpitë luksozë në ishujt Karaibe ishte edhe shtëpia e presidentit amerikan Donald Trump.

Shtëpia e presidentit amerikan Donald Trump pothuajse është shkatërruar tërësisht nga uragani Irma. Ndër ishujt e Karaibeve që u shkatërrua 95 për qind ishte ishulli Shën Martin, vendi ku ishte e vendosur shtëpia e presidentit amerikan, shkruan “Fox News”

Sipas mediave amerikane, shtëpia e presidentit kishte kushtuar 28 milion dollarë.

Share Messenger

Më të lexuarat