Intervistimi i Thaçit në Hagë ende po vazhdon

Share Messenger

Kanë kaluar tri orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai po vazhdon akoma të intervistohet.

Fiks në orën 13:00, Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në vendin ku është thirrur të intervistohet, pas dorëzimin të aktakuzës, sipas të cilës, ai dyshohet se ka kryer krime lufte.

Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tash është president i vendit, ka thënë para mediave se “do ta kalojë këtë sfidë me sukses për djalin, familjen dhe kombin”.

Thaçi ka thënë se nëse i konfirmohet aktakuza ndaj tij, atëherë do të japë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat