Ibrahimoviqi vërshohet nga kritikat për vrasjen e një luani

Share Messenger

Zlatan Ibrahimoviq është mbushur me kritika në vendlindjen e tij, Malmo të Suedisë!

Sulmuesi i AC Milan pretendohet se ka vrarë një luan në Afrikën e Jugut gjatë vitit 2011.

Edhe pse thuhet se Ibrahimoviqi e kishte licencën për ta bërë këtë gjë – në Suedi po kritikohet, pasi lojtari ka marrë me vete në shtëpinë e tij, lëkuren, nofullën dhe kafkën e luanit.

39-vjeçari është i pasionuar pas luanëve. Ai e cilëson vetën si të tillë, madje ka edhe një tatuazh në trupin e tij.

Një raport nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve thotë se nga viti 2004 deri 2014 rreth 1.7 milion kafshë u vranë për t’ia marrë lëkuren me vete në shtëpinë e tyre.

Share Messenger

Më të lexuarat