Ibrahimovic ‘godet’ Ronaldon

Share Messenger

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i ka reaguar yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldos, në mënyrë indirekte, duke u bërë thirrje njerëzve të mos e sfidojnë koronavirusit por t’i respektojnë rregullat.

Veterani suedez u ka bërë thirrje italianëve të mbajnë distancën dhe të bartin maska për ta luftuar virusin ngjitës Covid-19.

Në Evropë ditëve të fundit ka filluar rritje e madhe e numrave të rasteve me COVID-19, sidomos në shtetin e Italisë dhe në regjionin e Lombardisë.

Ronaldo, ndërkohë, ishte i zemëruar që mungoi për Juventusin në humbjen kundër Barcelonës të mërkurën në Ligën e Kampionëve, pasi e kishte postuar një fotografi të veten duke e shpërfillur rrezikun nga pandemia.

Ronaldo kishte shkruar: “Ndihem mirë dhe shëndosh”, dhe më pas e kishte vënë në dyshim saktësinë e testit të PCR-së i cili përdoret për ta gjurmuar virusin “PCR-ja është m*t”.

Ibrahimovic i është përgjigjur në mënyrë indirekte, duke u bërë thirrje njerëzve t’i respektojnë masat.

“Virusi më ka sfiduar mua, dhe unë e munda”, thotë Ibrahimovic në videon e publikuar nw Instagram.

“Por ju nuk jeni Zlatan, mos e sfidoni virusin, përdorini kokën dhe respektoni masat”, shtoi ai.

“Distancë sociale dhe maskat, gjithmonë, ne do ta mundim këtë virus”, përfundoi Zlatan.

https://www.instagram.com/challenge/?next=/iamzlatanibrahimovic/%253Futm_source%253Dig_embed

Share Messenger

Më të lexuarat