Hykmete Bajrami: Ka filluar ndarja e mjeteve nga Pakoja e Rimëkëmbjes, ato shkojnë në gjirollogari të bizneseve

Share Messenger

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se 60 milionshi për bizneset është alokuar.Bajrami tha se shpërndarja është bërë tek bizneset që të ndihmohen për pagat e punëtorëve.

Bajrami tha se ka pasur raste që pagesat u kthyen për shkak të gabimeve në xhirollogari.

“Prej vonesave nuk kemi mujt me i vendosë masat, këto masa po mirren në kohë rekord, sot janë në proces 15 mijë e 500 ndërmarrje, pritet që deri nesër paradite të kryhen të gjtiha këto pagesa, bizneset t’i azhurnojnë të dhënat e tyre në administratë tatimore, sepse qindra pagesa sot u kthyen për shkak të gabimeve nëm xhirollogari, 60 milionshi u alokua, mjetet janë aty, presin që ne t’i themi sistemit që të bëhen pagesat. Si indikator u mor numri i të punësuarve, mjetet i shkojnë bizneseve për t’i mbështetur për pagesën e punëtorëve, mjetet shkojnë në xhirollogari të bizneseve, mbështetja bëhet për bizneset. Kur kemi ndarë 60 milionëshin për numrin e punëtorëve atëherë ka rënë që mbështetja për një të pun%suar të jetë rreth 290 euro, varësisht nga numri i punëtorëve. Pjesa e fundit ka shkuar tek bizneset e vogla, mbështetja e bizneseve mikro është ndarë për një të punësuar.“, deklaroi Hykmete Bajrami në knoferencë për media.

Share Messenger

Më të lexuarat