“Huqja e madhe” që Cristiano Ronaldon e ndau nga agjenti i tij Jorge Mendes

Intervista kontraverse e Cristiano Ronaldo para se të largohet nga Manchester United që u tha se ka kontribua që të ndahet nga agjenti i tij për kohë të gjatë Jorge Mendes
Ronaldo u nda nga agjenti i tij para së të largohet për në Al-Nassr dhe sipas një raporti në L’Equipe marrëdhëniet në mes të dyshes sepse Mendes nuk mund të gjente një klub të ri për të pas largimit nga Old Trafford. Ronaldo dhe Mendes u ndanë rrugët e tyre pas intervistës së famshme për Pierce Morgan, në të cilën 38 vjeçari kritikoi Manchester Unitedin dhe trajnerin Erik ten Hag.
Një burim i tha medias franceze që Mendes e shikoi atë intervistë si një “huqje të madhe” që në treg është një pikë kthese në marrëdhëniet e tij dhe një tjetër tha që ndarja e Ronaldos u pa si një “shkurorëzim” për agjentin.
Ronaldo dëshironte që të largohet nga United në verë por Mendes nuk ishte në gjendje që të gjente një klub për të, me portugezin që dëshironte të kalonte në Bayern Munchen apo në Chelsea. Pasi ai e largoi Mendes si agjent të tij, Ronaldo ju bashkua skuadrës nga Arabia Saudite, Al Nassr.