Humb jetën nga Koronavirusi 27 vjeçari nga Kamenica

Share Messenger

Një 27 vjeçar nga Kamenica ka humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19.

Bersant Rahimaj ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i bëjë ballë koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur edhe nga kryetari i komunës, Qëndron Kastrati i cili shprehi ngushëllime për familjarët e tij.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se një 27 vjeçar nga kjo komunë ka humbur betejën me coronavirusin.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka shprehur ngushëllime familjes.

“Një djalë të ri Kamenica sot na e morri virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur”, ka shkruar ai.

Kastrati ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë masat maksimalisht, duke mbajtur distancën sociale, higjienën dhe mbajtjen e maskës.

“Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm për mënyrën se si organizohemi si komunitet; për respektin; modestinë e dashurinë. Kam qenë vet i pranishëm në situata ku tjetri nga keqardhja, apo ndjenja e respektit ka menduar që zgjatja e dorës është e duhur. Ju lutem mos e bëni një gjë të tillë. Respekt sot është të mos ia zgjatësh dorën tjetrit”, thotë ai.

“Secili prej nesh jemi ushtare ne luftën e përbashkët kundër këtij virusi. Sonte e humbëm një beteje, por luftën duhet ta fitojmë”.

“Ju lutem shumë, mbajeni distancën; mos folni për dore; dhe mbajeni higjienën shumëfish më shumë se më parë; kufizoni lëvizjet maksimalisht”, ka thënë Kastrati.

Ndërkaq, të mërkurën ka vdekur edhe një person tjetër në Gjilan, kjo është bërë e ditur nga kryesuesja e Kuvendit të kësaj komune.

Share Messenger

Më të lexuarat