Humb betejën me kancerin në moshën 39-vjeçare këngëtarja e famshme

Share Messenger

Këngëtarja e grupit anglez “Girls Aloud”, Sarah Harding ka ndëruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një beteje me kancerin e gjirit.

Lajmi i trishtë u bë me dije nga nëna e yllit të muzikës, e cila vdiq vetëm një vit pasi u diagnostikua me kancer gjiri.

“Me zemër të thyer sot po ndaj lajmin se vajza ime e bukur, Sara ka ndërruar jetë për fat të keq. Shumë prej jush do të dinë për betejën e Sarës me kancerin dhe se ajo luftoi aq fort nga diagnoza e saj deri në ditën e saj të fundit. Ajo u largua në mënyrë paqësore këtë mëngjes, shkruan nëna e Harding në një postim në rrjetet sociale.

Share Messenger

Më të lexuarat