Hoxhaj: As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë

Share Messenger

Ish-udhëheqësi i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës sot ka legjitimuar gënjeshtrat e Serbisë, sipas tij, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së.Hoshaj në ‘Facebook’, ka shkruar se ky veprim i qeverisë është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe.Sipas tij, gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante.

Postimi i plotë:As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe!
Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tonë.

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/3820878421347215

Share Messenger

Më të lexuarat