Hoxhaj në Prishtinë: Të dielën, së bashku, do ta shkruajmë një faqe të re në historinë e Kosovës

Share Messenger

Enver HoxhajPartia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot takimin përmbyllës në Prishtinë, me mijëra simpatizantë të kësaj partie. Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj në tubim ka thënë se të dielën, më 14 shkurt, do të shkruhet një faqe e re në historinë e Kosovës.Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, në tubimin e mbajtur në Prishtinë, I cili po transmetohet drejtpërdrejt në televizione vendore dhe media online, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është krenare me luftën e saj dhe me liderët e saj.“Sot zërat tone, zërat tonë të fuqishëm dëgjohen në tërë vendin. I gjithë vendi po e sheh që sot PDK është rikthyer! Sot, zërat tonë – zërat tonë plot jehonë dëgjohen në gjithë botën! Zërat tonë po arrijnë në Hagë! Bota e sheh që ne qëndrojmë pëkrah themeluesve tonë. Ne qëndrojmë përkrah heronjëve tonë! Ne qëndrojmë përkrah historisë tonë! “, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj, gjithashtu tha se së shpejti do të kthehen heronjt tanë, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli dhe së bashku me ta, edhe historia e Kosovës do te dalë e pafajshme.“Së shpejti do të kthehen heronjët tonë. Të pafajshëm! Dhe së bashku me ta, edhe historia e Kosovës do të dalë e pafajshme! Ne bëjmë Historinë. Në luftë dhe në paqe. Ne nuk e fshijmë historinë siç bën Vetëvendosje.”, ka thënë Hoxhaj.Tutje, ai tha se Vetëvendosje po e fshinë historinë e saj duke hequr të gjitha ato që kanë thënë dhe bërë deri në vitin 2014.
“Vetëndosje po fshinë historinë e saj duke hequr të gjitha ato që kanë thënë dhe bërë deri në vitin 2014. LVV është Mjegulla! PDK është Qartësia! Ne jemi qartësia dhe drita e re! Drita që do ta Rimëkëmbë Kosovën! Gjithçka e lidhur me ne është në dritë!”, ka thënë Hoxhaj.

Kurse, për planin e Rimëkëmbjes të PDK-së, Hoxhaj shtoi se të gjithë ata që e dinë se cka është Rimëkëmbja, do të vijë për ta më 14 shkurt.
“Ju e dini Programin tonë! Ju e dini çka do të thotë Rimëkëmbja për Kosovën. Ju e dini çka do të thotë Rimëkëmbja për secilin prej jush. Pensionistin. Mësimdhënësin.. Intelektualin. Ndërmarrësin. Taksistin. Studentin. Nënën. Gratë e Kosovës. Rininë e Kosovës. Të gjithë e dinë çka është Rimëkëmbja. Sepse Rimëkëmbja do të jetësohet me Ju! Sepse ju jeni Rimëkëmbja. Sepse PDK-ja është Rimëkëmbje. “, ka shtuar ai.Hoxhaj para mijëra simpatizantëve të PDK-së, ka thënë se Vetëvendosja është mjegulla, që po I mbajnë fshehur historinë e tyre, duke shtuar se Vetëvendosje është e rrezikshme dhe është e panjohura.“Vetëvendosje është mjegulla. Ata i fshehin qëllimet e tyre. Ata e fshehin programin e tyre. Ata fshehin historinë e tyre. Ata fshihen! Vetëvendosje është e rrezikshme.Sepse e panjohura është e rrezikshme. Sepse mjegulla është e rrezikshme. Ne nuk do të lejojmë që Albin Kurti të marrë pushtetin. Ne nuk do të lejojmë që Kosova të rrëshqas në ujëra të panjohura. Ne do ta ndalim atë. PDK do ta ndal atë! Të gjithë ne së bashku do ta ndalim atë. “, ka thënë Hoxhaj në tubimin përmbyllës.Të dielën, Hoxhaj tha se do të fitojë Rimëkëmbja dhe dha edhe disa premtime se si kryeministër do t’i realizojë.
“Të dielën, ne do të fillojmë Rimëkëmbjen. Jam i nderuar të bëhem Kryministri juaj i ri. Ju premtoj. Unë do të mbaj fjalën. Unë garantoj që secila fjalë e programit tonë do të jetësohet!. Ja u jap fjalën dhe besën!Dhe ju duhet të më besoni për këtë. Më besoni që ne do të realizojmë të ardhura më të larta për të gjithë qytetarët e Kosovës. Programi jonë ekonomik është më i miri. Është pragmatik. Është i realizueshëm. “, ka thënë Hoxhaj.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=2806974326229651&ref=watch_permalink

Share Messenger

Më të lexuarat