Hoxhaj kritika Kurtit: Po e rinis dialogun pa vendosur reciprocitet, në Bruksel vetëm njohje reciproke, asgjë tjetër!

Share Messenger

Ud. i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka hedhur kritika në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti në lidhje me dialogun.Hoxhaj tha se me konfirmimin e tij për fillimin e dialogut pa vendosur reciprocitet me Serbinë ai e përmbysi gjithë trashigiminë e tij politike kundër negociatave me Serbinë.“Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës” shkruan Hoxhaj në Facebook.

Tutje ai tha se në Brukel duhet të ketë dialog vetëm për njohje reciproke.Postimi i plotë:
Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.
Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji.

Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës.PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/3445500118885049

Share Messenger

Më të lexuarat