Hoti tash thotë se nuk e di kur do të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike

Share Messenger

Kryeministri Avdullah Hoti, nuk e di saktë se kur ligji për rimëkëmbje ekonomike do të shkojë në Kuvend për tu votuar.

Derisa javën e kaluar kishte thënë se këtë javë do të votohet ky ligj, ai sot tha se janë duke punuar për këtë çështje dhe se nuk e di saktë kur do të votohet, raporton Zeri.

“Do të votohet në ditët e ardhshme por nuk mund të them saktë kur por jemi duke punuar në këtë qështje por do”, ka thënë Hoti.

I pyetur nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e Etem Arifit, mund ta rrezojë qeverinë e tij, Hoti tha se halli i tij nuk është tek rrëzimi i qeverisë por tek situata me pandeminë.

“Kjo qeveri do të jetë në krye të detyrës plotësisht edhe nëse zgjat edhe 3 ditë apo 3 vite sa ka mandatin, qytetarët duhet të ndihen të sigurt..Unë nuk e kam hallin a rrëzohet nesër a pasnesër qeveria por si ti dalim zot kësaj situate me pandeminë, si ta miratojmë ligjin për rimëkëmbje, si ta miratojmë buxhetin e vitit 2021”, ka thënë kryeministri.

Në lidhje me zgjedhjet në Podujevë, ku partia e tij pësoi humbje pas 20 viteve, Hoti tha se ai ishte vendim i sovranit që duhet të respektohet.

“Është një rezultat të cilin të gjithë e kemi pranuar sepse kanë folur qytetarët e podujevës dhe të gjithë duhet të sillemi me atë vendim të sovranit”, ka thënë ai.

Share Messenger

Më të lexuarat