Hoti ra në mina, thotë zv/kryeministri nga AAK

Share Messenger

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka rënë në “mina” në takimin me Aleksandar Vucic në Bruksel. Ai thotë se protokolli takimit ishte kundër tij.

“Unë e di që ai është i drejtë. Këtë e besoj dhe nuk dua të jem gabim”, thotë Tahiri në RTK.

“Në takimin e Brukselit ka ra në mina. Të gjithë punojmë sipas protokollit. E vendosën nën një pozicion të papërshtatshëm në pritje të Vucicit, në korridor. Kjo është kundër protokollit. Pastaj kemi pasur edhe librin “Kosova e Metohija”. Të gjitha këto kanë qenë kundër pozicionit të tij”, shtoi ai.

Ai thotë se pyetja që Vucic i bëri Hotit ishte ofenduese.

“Është shfrytëzuar nga opozita në Kosovë. Nuk është ajo pyetja, si ishte, a din ti serbisht. Hoti nuk është nga ata që i kthejnë këto”, shton ai.

Share Messenger

Më të lexuarat