Hoti: Po e rrëzojmë Albin Kurtin se po shkatërron marrëdhëniet me SHBA

Share Messenger

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës po rrëzon kryeministrin Albin Kurtin nga pushteti pasi po shkatërron marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po dëshiron autokraci.

Hoti gjatë seancës së mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, tha se një gjë e tillë duhet të bëhet për shkak të prishjes së marrëdhënieve me SHBA’në dhe tentimit të kryeministrit Albin Kurti që ta nënshtrojë LDK’në.

“Mocioni ynë për rrëzimin e kësaj qeverie është i mbështetur në dy parime. E para nuk mund të ketë Qeveri, e cila shkatërron raportet me SHBA-në… E dyta në Qeverinë e Kosovës nuk ka vend për autokraci. Vetëm me bashkëpunim shkojmë përpara”, tha ai.
I dyti i qeverisë përmendi disa nga arsyet pse kanë ndërmarrë inicimin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Angazhim i ynë në këtë qeveri ishte i sinqertë bashkëpunues dhe bashkërendues i të gjitha aktiviteteve. Kjo nuk ishte Qeveri e Kurtit, por e VV-së dhe LDK-se si dy partnerë kryesorë përfshirë komunitetet. Ne nuk kemi hyrë në këtë qeveri si qiraxhi, por si zot shtëpie bashkë me VV, pasi ashtu kishte vendosur sovrani. Ishin të bindur se angazhimet e përbashkëta për t’i dhënë një qeverisje të re ishte qëllimi i dy palëve, por siç u pa, kjo nuk doli e vërtetë. Heqja dorë e kryeministrit karshi dialogut me Serbinë u bë pjesa kryesore e kësaj qeverie në ndërtimin e raporteve me SHBA që për ne ishte i papranueshme. Ne nuk mund të pranojmë që qeveria të bëhet shkaktare e sanksioneve ekonomike nga SHBA”, tha ai.

Share Messenger

Më të lexuarat