Hoti paralajmëron: Të dielen mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Share Messenger

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme të dielën.

Hoti tha nëse qytetarët nuk respektojnë rregullat kjo gjendje mund të shpallet dhe të izlohen qytetarët.

“Nëse qytetarët vazhdojnë të sillen pa kujdes duke mos i respektuar masat parandaluese, ne do të detyrohemi ta shpallim gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Hoti në Rubikon.

Ai gjithashtu, tregoi se të dielën do të kenë një takim me krerët e instiucioneve shëndetësore dhe do të vendoset për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Unë sonte kam pasur takim me komitetin për menaxhimin e COVID-19 dhe kemi diskutuar shumë hapur, mund të jetë vendim shumë jopopullor por unë jam i gatshëm që të shkoj në ekstrem. Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të Komitetit për ta parë vlerësimin e situatës shtesë dhe pas asaj e kam ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të ruajtur jetën e qytetarëve”, tha Hoti.

Share Messenger

Më të lexuarat