Hoti: Nuk na duhet PDK-ja në Qeveri

Share Messenger

Ndonëse nuk është biseduar për një qeveri gjithëpërfshirëse, Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka hequr të gjitha vijat e kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). I pari i LDK-së, Isa Mustafa, u shpreh para dy ditëve se barrierat ndaj partisë së Kadri Veselit i kanë hequr. Por dy ditë pas, kryeministri i Qeverisë, Avdullah Hoti, është shprehur se koalicioni qeverisës është stabil dhe se nuk sheh arsye që vendi të hyjë në obligime të tjera, .

“Unë besoj që këtë pyetje duhet t’ia drejtoni kryetarit të LDK-së. Koalicioni qeverisës është duke funksionu. Qeveria është stabile. Për sa kohë Qeveria është stabile unë nuk shoh arsye të hyjmë në obligime të tjera. Jemi duke e respektua marrëveshjen e koalicionit”.

Këto deklarime Hoti i ka bërë pasiqë lideri i partisë së tij, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka hequr vijat e kuqe me Partinë Demokratike të Kosovës

Tutje, Hoti lidhur me marrëveshjen me Serbinë ka shtuar se kjo marrëveshje e ka përmbyllur çështjen e temës së asociacionit që nga marrëveshja rafitikuar në vitin 2013.

“Për takimet në Bruksel kemi marrë veprime të rënda që në fillim të mandatit, tema e asociacionit nuk hapet sepse është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013”, ka deklaruar Hoti.

Kryeministri Abdullah Hoti, pas mbledhjes se qeverisë tha se sot miratuan 15 marrëveshje që ai i quajti të rëndësishme që do të nënshkruhet të premten me Shqipërinë.

Sipas Hotit në këtë mënyrë do të thellohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve.

Për krijimin e zyrës e cila do të ofrojë asistencë për qytetarët e Luginës, Hoti tha se kjo do të jetë një mbështetje për qytetarët e Luginës për të mbrojtur dhe promovuar të drejtët e tyre, për t’i mbështetur në fushën e arsimit, në aktivitetet kulturore për në punësim duke nxitur bashkëpunimin në mes odave dhe bizneseve.

Hoti tha se në mbledhjen e se premtes një prej pikave të jetë edhe analiza e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe nënshkrimi i një deklarate të përbashkët ku do t’u kërkojmë Kuvendeve mbikëqyrjen e marrëveshjeve

Share Messenger

Më të lexuarat