Hoti mesazh Inspektorëve: Të zbatohen masat PA PARDON, nuk do të tolerojmë dallime te qytetarët

Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk do të ketë tolerime për qytetarët që nuk respektojnë masat anti Covid-19 por as ndaj inspektorëve të cilët janë selektiv ndaj atyre që nuk respektojnë këto masa.

Hoti në reagimin e tij ka thënë se ka kërkuar nga policia, inspektorati sanitar, Ministria e Shëndetësisë dhe institucione rë tjera që të zbatohen masat “PA PARDON.

“Sot, ne konsultimin qe kisha me policine, inspektoratin sanitar, Ministrine e Shendetesise, institucionet tjera ndihmese dhe nivelin komunal, jam informuar per aktivitetet ne teren ne mbikeqyrje te zbatimit te masave. I falenderova per angazhimin dhe kerkova te zbatohen masat PA PARDON. Shume shpejt do ta rrisim prape numrin e inspektoreve sanitar. Nuk do te kete tolerance ndaj shkelesve te masave qe po rrezikojne jeten e qytetareve, e as ndaj atyre qe nuk respektojne inspektoratin dhe policine duke i penguar ne kryerjen e detyres. Me shqetesim pranova informaten se ne raste te caktuara, inspektoret jane selektiv ndaj atyre qe nuk respektojne masat. Kjo nuk do te tolerohet. Neser do te kem raport me shkrim nga institucionet përkatëse”, ka thënë Hoti.

Share Messenger

Më të lexuarat