Hoti: LDK nuk merr pjesë më në seanca

Share Messenger

Avdullah Hoti i LDK-së ka thënë se propozimi i PAN-it për shtyrje të seancës tregon se ata nuk i kanë numrat.“Vonesa në formimin e institucioneve do të ketë pasoja ekonomike dhe pasoja në jetën e qytetarëve. Shqetësuese mbete tentimi i PAN për ta monopolizuar të drejtën për formimin e institucioneve”, ka deklaruar Hoti.Hoti ka shtuar se ata nuk do të marrin më pjesë në seanca deri sa të qartësohet situata.

“Ata kanë bashkëpunuar në këto veprime pastaj janë bërë bashkë me AAK e Nismën për ta rrëzuar Qeverinë. Brenda Kuvendit Veseli nuk ka bërë asnjë veprim për t’i penguar sulmet qe janë bërë. Ai ka lejuar futjen e gazit në Kuvend. Ne si LDK jemi të vendosur që mos të lejojmë që dikush të vi në pushtet përmes dhunës dhe shantazheve”, ka thënë ai.Sipas tij, vetëm një qeveri e udhëhequr nga LDK mund të sigurojë stabilitet dhe të ardhme për vendin.Ai ka theksuar se në ditët në vazhdim do të dalin me një vendim se cilat janë rrugët ligjore për të zhbllokuar situatën e formimit të institucioneve duke shtuar se janë të hapur për të biseduar me VV.

Share Messenger

Më të lexuarat