Hoti godet Albin Kurtin: Qeveria e re do të kordinohet me Amerikën, vendimet e Kurtit do të bien poshtë

Share Messenger

I nominuari për Kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se veprimet e fundit nga Qeveria në largim nuk e ndihmojnë vendin, teksa ka thënë se qeverisja e tij do t’ia heqë Serbisë alibinë për të zvarritur marrëveshjen për njohje reciproke.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Kosova ka nevojë të mbështet dialogun me ndihmën e miqëve ndërkombëtar.

“Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke.”, ka thënë ai.
Shkrimi i plotë:

Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore.

Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë.

Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke.

Share Messenger

Më të lexuarat