Horoskopi, 18 gusht 2017

Share Messenger

DASHI 21/3 – 20/4

Mosmarrëveshjet në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Mos vazhdoni më tepër me kokë- fortësinë tuaj sepse do keni probleme akoma më serioze.

DEMI 21/4 – 21/5

Mjedisi yjor do ketë ndikim shumë të madh në jetën tuaj sentimentale. Kujdes me çdo gjë qe do thoni apo me çdo veprim që do bëni nëse nuk doni të keni probleme.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Në planin sentimental, Mërkuri do ketë ndikim shumë të madh. Do jeni më të sigurtë për dashurinë që ndjeni ndaj partnerit/es dhe do ia shprehni atij më tepër ndjenjat.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Pozicionimi i mirë i Venusit do e ngrohë mjaft klimën në jetën tuaj neë çift sot. Çdo gjë do e bëni në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe nuk do mbani aspak mëri.

LUANI 23/7 – 21/8

Ditë plot ngjyra kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kuptoheni mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

Çiftet duhet ta lënë veten të lirë dhe të hidhen me sy mbyllur në detin e pasionit dhe emocioneve. Çdo gjë do shkojë për mrekulli sot.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Asnjë problem nuk pritet gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që përfitoni për të folur mbi diçka që nuk keni mundur deri tani.

AKREPI 24/10 – 22/11

Perspektivat janë të mira për jetën sentimentale të çifteve. Do kuptoheni më së miri me atë që keni në krah dhe do bëni gjithçka në bashkëpunim me njeri-tjetrin. Beqarët do bëjnë mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Do jeni të paarsyeshëm dhe të pakontrollueshëm gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Kjo do krijojë disa mos marrëveshje me partnerin/en të cilat do iu mërzisin tej mase.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Do mërziteni mjaft me diçka që do iu thotë partneri/ja sot dhe nuk do dëshironi fare të qëndroni pranë tij. Mundohuni ta kaloni kohën me miqtë dhe jo të mbylleni në vetvete.

UJORI 21/1 – 19/2

Nëse nuk doni që jeta juaj në çift të marrë një kthesë të gabuar, duhet të mundoheni të largoni rutinën sa më parë dhe t’i shprehni më shumë ato që ndjeni.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Ditë e tensionuar kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do jeni ndërmjet ambicies profesionale dhe dëshirës për t’i kushtuar kohë familjes suaj.

Share Messenger

Më të lexuarat