Hashim Thaçi reagon pas sulmit në Francë

Share Messenger

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit terrorist në Francë ku mbetën të vrarë tre persona.

Thaçi e ka dënuar sulmin në Francë, me anë të një shkrimi në profilin e tij në Twitter duke thënë se Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Francës.

Ai ka shkruar se terroristët nuk do të fitojnë kurrë.

“Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Francës në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Terroristët nuk do të fitojnë kurrë”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se deri tani është raportuar për tre të vrarë e disa të plagosur nga çka dyshohet të jetë sulm terrorist në qytetin Nice në jug të Francës. Kryetari i Komunës së Nice, Christian Estrosi ka njoftuar se personi ka thirrur ‘allahu akbar’ disa herë kur është arrestuar.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se njërës viktimë në Nice, një grua, i është prerë koka. Edhe Marine Le Pen, politikane e djathtë ekstremiste në Francë ka thënë se bëhet fjalë për prerje koke.

Share Messenger

Më të lexuarat