Haradinaj shpreh ngushëllimet për vdekjen e Ish-Kryeministrit, Bajram Rexhepi

Share Messenger

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së ish-Kryeministrit, Bajram Rexhpi.

“Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj”, ka shkruar Haradinaj.

Ja postimi i plotë i Ramush Haradinajt: 

Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend. Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje.
Në këto çaste të dhimbjes jemi bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
I qoftë i lehtë dheu.RH

Share Messenger

Më të lexuarat