Haradinaj nuk pranon takim, Rama thotë se do ta tërheq padinë që ja bëri

Share Messenger

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën në Prishtinë, ka thënë se do ta tërheq edhe zyrtarisht padinë për shpifje që ka bërë kundër ish-kryeministrit të Kosovës, njëherësh edhe liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj, sa i përket debatit rreth idesë së korrigjimit të kufijve.

Rama ka thënë se këtë gjë ia ka treguar Hardinajt teksa ka kërkuar që ta takojë në Prishtinë, pas zhvillimeve të fundit të nxitura nga Prokuroria Speciale e Hagës.

“E kam njoftuar që s’do të bëj komunikim me mediat në çdo derë, ku do ta tërheq padinë. Jo se ajo është e vogël për mua, por është me e madhe ajo që do të na bashkojë të gjithëve. Nuk e di çfarë roli do të ketë heqja e padisë. Për më tepër me padi pa padi, Ramushi për mua nuk është kryeministri, politikani, është një prej figurave historike. Kështu që padia do të tërhiqet zyrtarisht”, ka thënë Rama.
Kreu i legjislativit shqiptar ka ndarë edhe detaje rreth përpjekjeve për t’u takuar me Haradinajn në Prishtinë, për çka thotë se do të dëshironte të diskutonte edhe me të për këtë çështje, pasi që sipas tij implikimet e temës për çka ka diskutuar me liderët tjerë mund të jenë marramendëse për Kosovën.

“Megjithatë Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve, për ta vizituar në Selinë e tij apo në shtëpinë e tij, kudo që të dëshironte. Dhe si paditës, që shkon tek i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej, duke më hapur derën. Për më tepër që do të doja të diskutoja edhe me të, për këtë çështje, që është shumë më e madhe se ne si emra, sepse implikimet e kësaj teme mund të jenë marramendëse për Kosovën”, ka thënë Rama. /

Share Messenger

Më të lexuarat