Haradinaj: Kosova e ka bekimin e Amerikës për ushtrinë

Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ka përfunduar vizitën në Amerikë, nga aeroporti i Prishtinës ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka treguar për vizitën e tij në SHBA.

“Kam pasur takim me ministrin e mbrojtjen Matis se Kosova e ka bekimin e Amerikës për Ushtrinë e Kosovës, pra kemi përkrahjen e departamentit të mbrojtjes së SHBA-ve”, tha Haradinaj.

Po ashtu në këtë konferencë Haradinaj komentoi edhe deklarimin e presidentit Thaçi i cili ditë më parë ka thënë se liberalizmi mund të shtyrë deri ne vitin 2020.

“Tani është shumë me rëndësi porositë që i çojmë për zbatimin e agjendës, së ERA, luftimin e korrupsionit deri më tani nuk kemi ndonjë vërejtje, ekziston mundësia reale që të mos shtyhet fare kjo temë. Ju siguroj që Holanda ka mirëkuptim për proceset që po kalon Kosova, e shoh se jemi në rrugë të mirë”, tha ai.

Sipas tij në këtë vizitë ka marrë pyetje edhe për idenë e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufirit ku SHBA-të kanë ofruar mbështetje për një marrëveshje të ligjshme.

“Ka pasur interesim për pikëpamjet e Prishtinës për korrigjimin e kufirit, kemi pasuar takime të shumta SHBA ka shprehur pikëpamjet që një marrëveshje obligative është e nevojshme por jo përmes lëvizjes së kufijve dhe të territoreve. Kur flasim për sovranitet kufijtë janë sovraniteti dhe nuk kam hasur në vështirësi të asnjë palë, nuk kemi arsye për shqetësim SHBA-të nuk kanë sugjeruar sesi duhet të arrihet marrëveshja”, ka deklaruar Haradinaj, raporton “Zeri.info”

Ndërkaq për vizitën e presidentit Thaçi në Ujman, Haradnaj tha se është vizitë e rregullt pasi që Kosova është e të gjithëve.

“Ujmani është i të gjithëve që jetojnë në Kosovë, dhe presidenti është i të gjithë vendit ai duhet në vazhdimësi të shkoj në çdo pjesë të vendit tonë. Është vizitë normale dhe duhet të ndodhin vizita ne veri nuk shoh diçka në kundërshtim me ligjin dhe obligimet kushtetuese të presidentit” tha kryeministri duke falënderuar protestuesit, dhe duke sugjeruar, flamujt e Kosovës do ta kishin ndihmuar Kosovën për ruajtjen të tërësisë territoriale.

Share Messenger

Më të lexuarat