Haradinaj: Kemi ofertën më të mirë për zgjedhjet, raporti ynë me Prishtinën e Mitrovicën tregon orientimin tonë nacional

Share Messenger

Kandidati për President nga rradhët e AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se fitimi i besimit të banorëve të Prishtin nga kjo parti nuk ishte e lehtë.Ai thotë se Aleanca i pagoi borxhin kësaj komune duke e shtyrë përpara dhe miratuar Ligjin që u mohua nga të tjerët.Haradinaj thotë se njejta ndodhi edhe me Mitrovicën përmes finalizimit të statusit të Trepçës, e kjo sipas tij tregon orientimin nacional të AAK-së.

Shton se Aleanca ka ofertën më të mirë për zgjedhjet e reja, e se ai si President i del përpara Serbisë.Postimi i tij i plotë:Nuk ishte e lehtë për ne si Aleancë të fitojmë besimin e banorëve të kryeqytetit. Megjithatë, vetëm Aleanca i pagoi borxhin Prishtinës, duke e shtyrë para dhe miratuar Ligjin, i cili u mohua nga të tjerët. Ne u kujdesëm për Prishtinën më shumë se të gjithë të tjerët, edhe pse asnjëherë nuk na u dha besimi për ta udhëhequr.

Njëjtë ka ndodhur edhe me Mitrovicën. Në momentin e parë që ishim në qeverisje të vendit, ne e finalizuam statusin e Trepçës. Por, as në Mitrovicë asnjëherë nuk morëm besimin për të udhëhequr.

Ky raport që Aleanca e ka me Prishtinën dhe Mitrovicën, tregon qartë orientimin tonë drejt interesit nacional, e jo interesave të ngushta të politikave ditore.

Sot në takim me strukturat e degës së Aleancës në Prishtinë, falenderova të gjithë kandidatët, e në veçanti veteranët e Aleancës, ata që i mbetën besnik gjatë tërë këtyre viteve vizionit dhe programit të saj.

Oferta e Aleancës është më e mira për zgjedhjet e 14 shkurtit. Unë me kënaqësi i prijë kësaj liste të intelektualëve të të gjitha moshave e profileve, si kandidat për President i cili bashkon, që garanton se si Kosovë po ecim në drejtimin e duhur, si President që i del përpara Serbisë dhe si President që di të punojë me aleatët tonë.
Uroj suksese për të gjithë kandidatët dhe ecim faqebardhë përpara.
RH

Share Messenger

Më të lexuarat