Haradinaj edhe një herë: Liberalizimi i vizave do të ndodhë në këtë ditë

Share Messenger

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, nuk po ndalet së premtuari për liberalizim të vizave.

Haradinaj premtoi me dhjetëra herë liberalizimin e vizave, në çdo konferencë dhe dalje publike ai kishte premtuar vizat dhe jepte data dhe muaj, por ajo nuk ndodhi kurrë.

Ai edhe sot tha se liberalizimi do të ndodhë brenda këtij viti, sipas tij gjatë nëntorit do të përmbyllin edhe një proces të rëndësishëm, proces të cilin nuk e tregoi por e di vetëm ai.

Ndryshe nga hera e kaluar ku tha se liberalizimi do të ndodhë për Krishtlindje, tani thotë se do të ndodhë brenda këtij viti, duke mos dhënë data.

“Ka plotë skeptik dhe që nuk duan me pa liberalizimin, por mos harroni që jemi në punë gjatë këtij muajit, gjatë muajit nëntor, nuk po jap detaje, ne do të përmbyllim edhe një proces të rëndësishëm që me ndodhë liberalizimi, me ndodhë marrja e vendimit këtë vit”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Qeveria Haradinaj u kritikua shumë nga analistët për skandalet e shumta qeverisëse gjatë këtyre gati dy viteve.

Share Messenger

Më të lexuarat