Haradinaj e Ismaili vizitojnë Klinikën e Kirurgjisë në QKUK

Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me ministrin e ri të Shëndetësisë, Uran Ismailin, po zhvillojnë një vizitë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK.

Haradinaj në këtë vizitë po zhvillon edhe një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, njofton Klan Kosova.

Në takim me kryeministrin janë edhe të gjithë drejtorët e klinikave të Qendrës Klinike Universitare.

Kjo është vizita e dytë e Haradinajt në QKUK.

Haradinaj e pati vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës edhe në ditën e parë të punës si i pari i Qeverisë.

Share Messenger

Më të lexuarat