Haradinaj i cilëson zgjedhjet si referendum, thotë se vendosin për çështjen e kufijve

Share Messenger

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, zgjedhjet e 6 tetorit po i cilëson si referendum.

Përmes një postimi në Facebook, ai kujtion referendumin e 1991-tës ku kosovarët vendosën për pavarësinë e vendit.

Thotë se tani, 28 vjet më vonë zgjedhjet janë referendum ku nuk do të lejohet prejka e kufijve.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Më 26 shtator 1991 populli i Kosovës masovikisht i është përgjigjur referendumit, për t’u deklaruar për pavarësinë e vendit. Ky akt historik, vulosi vullnetin e popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur. Tani, 28 vjet më vonë, zgjedhjet që i kemi përpara janë referendum se nuk do të lejohet prekja e kufijve dhe sovranitetit, për ta çuar në vend amanetin e brezave.

Share Messenger

Më të lexuarat