Haradinaj: Albin Kurti është në anën e gabuar, unë nuk flas për gjuhën e dezertorëve

Share Messenger

Daut Haradinaj nga AAK ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po përdor standarde të dyfishta lidhur me ftesat dhe aktakuzat nga Gjykata Speciale.

“Dikur e kritikonte Ramush Haradinajn për dorëheqje pas ftesës në Hagë, ndërsa tani po e kritikon Thaçin për mos dorëheqje”.

Sipas tij Kurti është duke bërë gabim historik me pozicionimin e tij për këtë çështje, njofton Klan Kosova.

“Kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje në korrik të vitit të kaluar, ai u kritikua shumë përse dha dorëheqje pas një ftese të ardhur nga prokuroria dhe u gjykua shumë [nga Vetëvendosje] se dha dorëheqje për shkak të presionit për taksën 100 përqind jo për shkak se e ftoi prokuroria. Krimet që i ka bërë Albin Kurti, ai më mirë të flasë për krimet e veta, unë nuk flas për gjuhën e dezertorëve të luftës në Kosovë, unë flas për njerëz që kanë luftuar, ata që nuk kanë qenë pjesë e luftës, nuk e njohin luftën dhe nuk kanë të drejtë të më tregojnë mua”.

“Ndërsa sot po i kërkon Thaçit të jap dorëheqje, nuk mund të sillesh me dy standarde, dikujt i thua përse po jep dorëheqje, dikujt i thua përse nuk po jep”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka theksuar se është gabim politik dhe kombëtar t’i gëzohet dikush aktakuzave nga Specialja.

“Kurtin e vlerësoj sepse ai ka pasur qëndrime proaktive dhe kombëtare për vlerat kombëtare, s’po flasim për shtet, sepse deri vonë ka hezituar ta njohë, por në aspektin kombëtar ai ka qenë pro, është thirrur në simbole, në bashkim kombëtar, në vlera të përbashkëta dhe sot kur i gjithë spektri kombëtar po bashkohet nuk duhet të pozicionohet kundër kësaj vlere, është gabim historik”.

Share Messenger

Më të lexuarat