Haradinaj: 10 vjet ma kanë nxi ymrin me akuza për haraç e kazino, e tash s’po e hap gojën askush

Share Messenger

Kandidati i AAK-së për postin e të parit të kryeqytetit, Daut Haradinaj, ka deklaruar se garës nuk i ka hyrë për të bërë karrierë personale, sepse siç u shpreh, i janë ofruar pozita të mjaftueshme ku do të ishte shumë komod, por që i ka hedhur poshtë.

Ai mes tjerash tha se nuk do të kritikojë qeverisje të kaluara, por që me udhëheqjen e tij do të sjellë disiplinë në punë, shpejtësi dhe jo burokraci.

“Nuk do të teprojë buxheti, nuk do të ketë diskriminim të lagjeve. Mbi 55 përqind e Prishtinës nuk ka ndriçim publik. Gjysmën e fshatrave e kemi pa ujë, gjysmën e lagjeve të Prishtinës pa sistem të kanalizimit, etj.”

“I besoj vetes. Nuk kam bërë gabime, s’kam punuar asnjëherë me buxhet te shtetit, kam qenë deputet e kam pasur rrogë”.

Reklamë

Ai po ashtu paralajmëroi të gjithë ata që do mundohen t’ia njollosin emrin, duke thënë se më nuk do të heshtë dhe se do t’ua kthejë trefish.

“Sulmet që më janë bë për një kohë të gjatë për haraç, kazino e objektin Pandora, tash s’po e hap askush gojën. Gati 15 deputetë banojnë në atë objekt dhe shkoni e shikoni kush ka aksione. 10 vjet ma kanë nxi ymrin e jetën duke më akuzuar. Gojëdhënat negative kane rënë poshtë se Kosova është vend i vogël dhe tash nuk e kursej askënd, për çdo kritikë ia kthej tre herë më ashpër dhe kom me ia qit me emër secilit sa prona i ka”, deklaroi Haradinaj në Rubikon.

Share Messenger

Më të lexuarat