Hamza ironizon me VV’në: Jemi xheloz që na morët partnerin, LDK’në

Share Messenger

Derisa po mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga PDK’ja për të kaluar në lexim të dytë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, akuza të ndryshe po zhvillohen mes deputetëve në Kuvend, shkruan Gazeta Metro.

Janë deputetet e Vetëvendosjes të cilët po e akuzojnë LDK’n dhe PDK’në për një përafrim të sërishëm dhe që po i zgjatë jetën Qeverisë Hoti, të cilën këta të fundit e quajnë si qeveri jolegjitime.

Mirëpo këtyre akuzave ju ka kundërpërgjigjur shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza.

Hamza duke ironizuar me deputetin e VV’së, Liburn Aliu, ka thënë se janë xhelozë se ia mori Vetëvendosje ja morrin partnerin e saj të vjetër, LDK’në.

“Ne kemi pasur koalicion me Lidhjen Demokratike dhe me partitë e tjera. Tani jemi pak xhelozë se ju në fund e keni pasur koalicionin e fundit me Lidhjen Demokratike dhe na morët partnerin, po sidoqoftë, e ardhmja nuk dihet çka sjell”, ka thënë Hamza.

Share Messenger

Më të lexuarat