Guraja e Djokovicit në Pejë e Deçan, e quan Kosovën atdhe të tenistit serb

Share Messenger

Guraja e Djokovicit në Pejë e Deçan, e quan Kosovën atdhe të tenistit serb

Bashkëshortja e Novak Djokovicit, Jelena, ka bërë komente provokuese gjatë një vizite në Pejë dhe Deçan në fundjavë, duke e quajtur Kosovën atdhe të tenistit serb Djokovic.

Ajo i vizitoi tri komunat kosovare, Pejën, Decanin dhe Rahovecin së bashku me përfaqësuesit e fondacioneve “Ana dhe Vlade dhe “Mohanji”, raporton GE.

Gjatë vizitës në manastiret e patriarkatit të Pejës, Deçanit dhe Rahovecit, Jelena luajti tenis me fëmijët serbë atje, por nuk u durua pa bërë komente provokuese në Republikën e Kosovës.

“Do t’i them Novakut se atdheu i tij është po aq i bukur sa i imi. Unë erdha këtu për një rast tjetër, por ai do të vijë me mua këtu pas disa javës”, tha Jelena në Rahovec.

Ajo e vizitoi Kosovën po ashtu me fondacionin që mban emrin e bashkëshortit të vet.

Babai i Djokovicit, Srdjan, u lind në Zveçan para se të zhvendosej në kryeqytetin serb Beogard, ku u lind 34-vjeçari.

Djokovic ka qenë kundërshtar i zëshëm i pavarësisë së Kosovës dhe këtë e kishte shprehur menjëherë gjatë një vizite në Mitrovicë në vitin 2008.

Share Messenger

Më të lexuarat