Guardiola: Nuk kam parë kurrë në karrierën time një skuadër si Napoli

26 Shares Share Messenger

Pep Guardiola nuk i ka kursyer lavdet për Napolin, pas fitores së skuadrës së tij mbrëmë në Ligën e Kampionëve.

Manchester City vazhdoi me ecurinë e jashtëzakonshme, duke mposhtur Napolin me rezultat 2:1 në ‘Etihad’, përcjell Gazeta Blic

Dhe, Pep Guardiola pas ndeshjes dha disa deklarata të bujshme, duke mos kursyer lëvdatat për Napolin, të cilët edhe para ndeshjes i kishte cilësuar si kundërshtar shumë të fortë.

“Napoli është një skuadër e jashtëzakonshme, e dija se duhet të luftonim për 90 minuta”, deklaroi pas ndeshjes Guardiola.

“Ata kanë aftësi të mëdha të bëjnë pasime të shkurta. Janë një prej skuadrave më të mira me të cilat jam ballafaquar në karrierë, si lojtar apo trajner”, shtoi spanjolli.

“Kjo është arsyeja pse jam kaq krenar, sepse ju nuk mund të mposhtni Napolin pa dhuruar një paraqitje të mirë. E dija para ndeshjes dhe e di edhe tani – ata janë një prej ekipeve më të forta në Evropë të momentit”.

“Është një prej fitoreve për të cilat jam më së shumti krenar në karrierë”, përfundoi trajneri i Cityt.

Share Messenger

Më të lexuarat