The Guardian: Dresevic më i dobëti te Kosova, Kololli dhe Muric më të mirët

Share Messenger

Gazeta prestigjioze britanike, The Guardian, e ka vlerësuar Ibrahim Dresevicin si lojtarin më të dobët të ndeshjes, në humbjen e Kosovës 4:0 kundër Anglisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020 mes tyre në Prishtinë.

Dresevic, një qendërmbrojtës natyral i Heerenven, luajti si mesfushor mbrojtës në mungesë të dy mesfushorëve titullarë, Hekuran Krueziu dhe Herolind Shala, por la shumë për të dëshiruar në një ndeshje në të cilën Kosova kërkonte rezultat pozitiv përkundër se e kishte humbur shansin për kualifikim në Euro 2020 përmes rrugës tradicionale.

22-vjeçari, i cili ka një të ardhme të ndritur si qendërmbrojtës, bëri dy gabime të pafalshme në pozitën e tij jonatyrale, të cilat i kushtuan Kombëtares dardane me pranimin e dy golave.

Së pari, ai e harroi mesfushorin e Tottenhamit Harry Winks, i cili depërtoi i papenguar në zonë nga qendra e mesit dhe shënoi duke e mposhtur Arijanet Muricin.

Në fund të ndeshjes, ai rrëshqiti dhe u rrëzua jashtë vijës së 16-metersisht, duke e humbur topin të cilin e vodhi Harry Kane dhe pasoi te Mason Mount, që e futi topin në rrjetën e portës së Muricit.

Prandaj, Guardian i vë atij notën 4, më të ulëtën te Kosova dhe po ashtu në ndeshje.

Ndërkohë, nota të mira nga prestigjiozja britanike morën mbrojtësi i majtë Benjamin Kololli, portieri Arijanet Muric, anësori Milot Rashica, mesfushorët Valon Berisha, Besar Halimi dhe Bersant Celina.

Vlerësimi i The Guardian për lojtarët e Kosovës:

Arijanet Muric 7

Mergim Vojvoda 6

Amir Rrahmani 6

Fidan Aliti 5

Benjamin Kololli 7

Bersant Celina 7

Ibrahim Dresevic 4

Valon Berisha 7

Florent Hadergjonaj 6

Atdhe Nuhiu 6

Milot Rashica 7

Besar Halimi 7

Edon Zhegrova 6

Elba Rashani 6

Share Messenger

Më të lexuarat