Grupi më i madh kosovar ‘Marakali t’kerreve’: Të premten ejani në protestë kundër shtrenjtimit të sigurimit të veturave

Share Messenger

Grupi “Marakli t’kerreve” të premten me datë 22 nëntor me fillim nga ora 13:00 organizojnë protestë kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, për shtrenjtimin e sigurimeve të veturave për 26 përqind.

Nga data 15 nëntor qytetarët do të paguajnë 26% më shtrenjtë për sigurimin e veturave, vendim i cili është marrë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Çmimet e veturave rriten sipas centimetrit kubik, nga më e ulëta deri te më e larta.
Ndërkaq Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, e cila përfaqëson kompanitë e sigurimeve në Kosovë, kishte kërkuar që tarifat për sigurim të detyrueshëm të automjeteve të jenë jo 26, por 36 për qind më të shtrenjta, mirëpo kjo kërkesë u refuzua nga BQK.

E për këtë grupi ‘Marakli t’kerreve’ ka paralajmëruar protestë në lidhje me këtë, kjo protestë pritet që të jetë shumë e madhe duke parë anëtarët e këtij grupi.

“Nga data 15 Nëntor ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%. Duke e ditur këtë fakt i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq, prandaj me datë 22 NËNTOR 2019 (E Premte ) nga ora 13:00 grupi “Marakli t’kerreve” organizon protestë me qëllimin e vetëm, atë të kundërshtimit të këtij vendimi. Protesta do të mbahet në rrugën “Luan Haradinaj” pranë BQK-së. Ne ftojmë çdo qytetar, organizatë, media si dhe çdo palë tjetër të interesuar të na bashkohet në mënyrë që të arrijmë synimet tona “- shkruan në njoftimin e Marakli t’kerreve.

Share Messenger

Më të lexuarat