Grenelli përsëri merret me Kurtin: Pse po flet për zhbërjen e shtetit të vet?

Share Messenger

Ish i deleguari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell edhe njëherë ka reaguar për qëndrimet e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti.

Grenell ka shpërndarë një artikull në të cilin prezantohej qëndrimi i Albin Kurtit se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë nëse do të mbahej një referendum.

Ai ka thënë se kjo nënkupton që Kurti do ta zhbëjë shtetin e Kosovës.

“Kjo duhet patjetër të dënohet nga Biden dhe administrate e tij. Pse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të tij”, ka shkruar Grenell.

Ish-shefi i CIA-s ka shkruajtur tutje se komuniteti ndërkombëtar “nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë”.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë. Populli i Kosovës meriton liri dhe të ardhme. Pse një lider do të dëshironte ta shpërbënte Kosovën”, ka shkruar tutje Grenell.

Kujtojmë që së fundmi Grenell e ka cilësuar Kurtin si ‘majtist anti-amerikan’ dhe e ka akuzuar se ka vepruar në kundërshtim me politikat e presidentëve amerikanë gjatë viteve të fundit.

Share Messenger

Më të lexuarat