Grenell: E dua Kosovën

Share Messenger

I dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka thënë Klan Kosovës se po ndihet shumë mië dhe e do Kosovën.Këto komente ai i bëri rrugës për në takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.Pos me kreun e shtetit të Kosovës, Grenell do të takohet edhe me të gjithë liderët partiakë në Kosovë.

Klan Kosova ka marrë vesh nga burimet e veta se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, pritet të takohet sot pasdite me Grenell në objektin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.Një takim të ngjashëm do ta ketë edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Madje, një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga Vetëvendosja.Në ndërkohë, nga LDK-ja e kanë konfirmuar se në takimin e të dërguarit të presidentit amerikan me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën do të jetë edhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani.
Por, Klan Kosova nuk ka arritur ta konfirmojë nëse edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, do ta takojë të dërguarin e Trumpit.Sipas informatave tona të deritanishme, Grenell do t’i takojë liderët partiakë, veç e veç, në objektin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.
I dërguari Special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tashmë ka arritur në Kosovë.Në orën 13:00, ai pritet të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçin.Përveç emisarit të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në Kosovë sot pritet të vijë edhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin dhe për dialogun të cilin e kishte emëruar sekretari amerikan Mike Pompeo, Matthew Palmer.Një gjë të tillë e ka konfirmuar ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett me anë të një postimi në Twitter.

Share Messenger

Më të lexuarat