Grenell darkë me muzikë në Sërbi, pse në Kosovë nuk kishte darkë?

Share Messenger

Drejtori i Zyrës së Protokollit të Shtetit, Orhan Hajrizi, ka folur rreth asaj se pse nuk është organizuar një darkë për delegacionin amerikanë të DFC-së që ka ardhë në Kosovë bashkë me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi nga SHBA-ja, Richard Grenell.

Ai në KlanKosova ka thënë se nuk është kërkuar një gjë e tillë që të organizohet ndonjë darkë për këtë vizitë.

“Jo, gjatë takimeve tona koordinuese me Ambasadën e Amerikës nuk është përmendur si çështje ose nuk është ngritur si çështje që të kemi ndonjë aktivitet të tillë, gjithçka ka qenë ashtu përbrenda margjinave zyrtare, ato veç i keni parë dhe i keni përcjell”.

I pyetur se kur ka qenë Grenell në vizitë herën e kaluar pati darkë të shtruar, ndërsa tani nuk pati, Hajrizi tha se për këtë ndikojnë shumë faktorë.

“Këtu ndikojnë shumë faktorë është agjenda e Z. Grenell, kështu specifikisht me e përmend, me që po flasim për të mandej, janë edhe koordinimet tjera që bëhen veç protokolleve. Mandej, mund të ndodh për shembull edhe fluturimet, agjendat tjera që pasojnë pas Kosovës e kështu me radhë, dihet që ata janë zyrtarë të lartë kanë agjenda dhe aktivitete të ndryshme”.

“Në një farë forme kjo është ajo që më së shumti e determinon edhe qëndrimin edhe agjenden e secilit zyrtar të lartë në vendin tonë”, ka thënë Hajrizi.

“Një natë e jashtëzakonshme” e përshkroi Richard Grenell, emisar special i SHBA-së për dialogun, gostinë që kishte në Beograd me zyrtarët serbë, përfshirë presidentin Aleksander Vuçiq dhe kryeministren, Ana Bërnabiq.

Nën tingujt e muzikës amerikane, me verë e ushqime, Grenell publikoi një video të festës së mbrëmshme në Beograd, ku të pranishëm ishin delegacioni amerikan dhe zyrtarët e qeverisë dhe presidencës serbe.

“Nderin” e gostisë, Grenell, Vuçiqit ia ktheu me një dhuratë, që në dukje në fotografinë e postuar nga Vuçiq duket të jetë një libër.

“Faleminderit Richard Grenell, për përkushtimin dhe punën e mirë për regjionin. Dhe faleminderit për dhuratën e mrekullueshme”, ka shkruar Vuçiq.

Libri që Grenell ia ka dhuruar Vuçiqit ka të bëj me dekorimin e Shtëpisë së Bardhë dhe enterierin e saj ndër vite.

Share Messenger

Më të lexuarat