Goli i Lirim Kastratit ia fiton ndeshjen Kosovës

Share Messenger

Ka përfunduar ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Moldavisë, e fundit për këtë cikël të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës ishte nikoqire e Moldavisë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet.

Ndeshja e vlefshme për grupin 3 të Ligës C të Kombeve, i takoi vendasve me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Lirim Kastrati në minutën e 31-të të ndeshjes.

Image
Ndonëse u shënua vetëm një gol, “Dardanët” kishin edhe raste të tjera për shënim, por pa sukses.

Kosova i luajti minutat e fundit të ndeshjes me një lojtar më pak, pas përjashtimit me të kuq të Ibrahim Dresheviçit.

Vlen të ceket se në këtë ndeshje për Kosovën debutoi edhe Armend Thaqi, futbollisti i Ballkanit, i cili luajti nga minuta e 89-të.

Share Messenger

Më të lexuarat