Gjyqtari spanjoll: 90% të gjyqtarëve e përkrahin Real Madridin, 10% Barcelonën

Share Messenger

Ish-gjyqtari ndërkombëtar nga Spanja, Eduardo Iturralde Gonzalez, thotë se nëntë në 10 gjyqtarë spanjollë janë mbështetës të Real Madridit.

Iturralde, i cili thotë të jetë përkrahës Athletic Bilbaos, shtoi se 10 përqindëshi tjetër janë mbështetës të Barcelonës.

“I pëlqeu apo s’i pëlqeu Barcelonës, 70 për qind e pupoullsise spanjolle, pa llogaritur Katalonjën, e përkrahin Real Madridin”, tha Iturralde për El Larguero.

“Tani shumë njerëz zgjedh ta përkrahin Barcelonën sepse të rinjtë e kanë parë Pep Guardiolën duke fituar trofe me Barçën. Para epokës së Lionel Messit, sa njerëz e përkrahnin Real Madridin në Spanjë?”

I pyetur se cili klub mes Real Madridit dhe Barcelonës është i parapëlqyeri i gjyqtarëve në përqindje, Iturralde dha shifra marramendëse.

“Është 90 me 10 në favor të Real Madridit”, shtoi ai.

Share Messenger

Më të lexuarat