Gjuriq: Po bëhet presion që serbët ta braktisin Kosovën

Share Messenger

Ai ka thënë se Policia është nisur ta arrestojë shefin e operativës së Policisë së Kosovë për veri Zhelko Bojiq, mirëpo e kanë marrë djalin e tij Vasili Bojiq “dhe e kanë dërguar në drejtim të panjohur”.

Gjatë aksionit është arrestuar edhe një zyrtar i Policisë për rajonin e veriut, Rade Basara.

Gjuriq shton se “qëllimi i tyre është që të akuzohen serbët për vrasje të Oliver Ivanoviqit”.

“Njësitet speciale ROSU ishin të armatosur deri në dhëmbë me armë gjata dhe aksioni përfundoi në orën 6 të mëngjesit, dhe qëllimi është që të kriminalizohen serbët dhe plani është që ata të akuzohen për vrasje të Oliver Ivanoviqit”, ka deklaruar sot në mëngjes Marko Gjuriq për TV Pink, dhe ka shtuar se “sulmi i ROSU-së ishte brutal, se më shumë se 100 pjesëtarë ishin të armatosur deri në dhëmbë”.

“Qëllimi është që të pamundësohet jetesa e serbëve në Kosovë, dhe një prej caqeve kryesore ishte Zhelko Bojiq, shefi i operativës së Policisë së Kosovës për veri. I arrestuari i dytë është Rade Basara, e që është pjesë e skenarit që të kriminalizohen serbët. Ata ia kanë marrë djalin Bojiqit, Vasilin të cilin e kanë dërguar në drejtim të panjohur”, ka pretenduar Gjuriq.

Share Messenger

Më të lexuarat