Gjuha shqipe zyrtarisht në të gjitha shkollat publike në Macerata të Italisë

598 Shares Share Messenger

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se nga ky vit mësimi i gjuhës shqipe do të organizohet edhe zyrtarisht në të gjitha shkollat publike në Macerata të Italisë.

Ai gjatë një takimi me drejtorin e shkollës “Enrico Fermi”, Ermanno Bracalente, me rastin e festës vjetore që organizohet nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Itali, ka biseduar për kontributin e tyre të çmuar për kultivimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e traditës të të rinjve në mërgatë.

“Për të dëshmuar se mësuesit tanë kanë një angazhim me vlerë dhe një mision fisnik në shërbim të të rinjve, në shërbim të atdheut, e që respektohen edhe institucionalisht, ishte edhe pjesëmarrja e nënkryetares së qytetit të Maceratës, Stefania Monteverde, të cilën në emër të shtetit të Kosovës, e falënderova për gjithë mbështetjen e gjithë akterëve të këtij qyteti në dhënien në shfrytëzim të hapësirave të nevojshme dhe krijimin e kushteve tjera përcjellëse për zhvillimin e mësimit shqip në atë zonë”, ka shkruae Bytyqi në Facebook.

Share Messenger

Më të lexuarat