Gjuajtjet me armë: 17 të lënduar tek lokali Bon Vivant në Prishtinë

Share Messenger

Të premten në orët e vona pati një përleshjes së armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë, ndërkaq sot bëhet e ditur se numri i të lënduarve është 17.

Doktori i Klinikës Emergjente, Naser Syla në një deklaratë dhënë për media ka njoftuar se nga 17 të lënduarit, 7 janë me armë zjarri, ndërkaq 10 të tjera nga xhamat dhe mjete tjera.

Ai ka njoftuar se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të lënduarit janë të moshës 20 deri 40 vjeç.

Policia jep detaje për plagosjen te “Bon Vivanti”, identifikohen dy të dyshuar

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e përleshjes së armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha për Telegrafin se rreth orës 23:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”, është shprehur Borovci.

Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, kurse policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .

“Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha Borovci.

Share Messenger

Më të lexuarat