Gjithçka në dorë të Xhavit Halitit, a do t’i përgjigjet ftesës së VV-së për seancën e presidentit?

Share Messenger

Xhavit Haliti dje nuk mori pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës ku u votua për president. Ai ka deklaruar për media se është jashtë vendit dhe se nuk është i punësuar të punojë edhe të shtunave dhe dielave.

Por, Haliti, që është deputet i PDK-së ka thënë se nuk ka ftesë për seancë.

“Nuk e kam ditë se nuk më ka thanë kërkush, jam në Pogradec, qysh kam me votu prej Pogradecit. Unë nuk jam i punësumë me punu edhe të shtunave dhe të dielave”, ka thënë Haliti në Klan Kosova, shkruan Reporteri.

E seanca për presidentin do të vazhdoj sot në ora 17:00.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje është pyetur nëse kanë komunikuar me deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti i cili tha se nuk ishte njoftuar për seancë dhe është jashtë vendit, por që se nëse do të ishte në Kosovës do të kishte marrë pjesë në seancë.

“Meqë ai ka shprehur vullnetin e tij për të votuar atëherë shpresoj që të jetë nesër në sallë. Natyrisht se i bëjmë ftesë edhe Xhavit Halitin që të vije nesër (sot) dhe të votojë. “Do të shtyhet seanca, prandaj besoj se do të vazhdojë nesër (sot)”.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka njoftuar se seanca për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente do të shtyhet për nesër, e diel, në ora 17:00.

Kjo siç njoftoi Konjufca, pas kthimit nga pauza, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

Ndryshe, më herët, mosvotimi i tre deputetëve të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanajt, e ka pamundësuar kuorumin për votimin për zgjedhjen e presidentit, edhe në përpjekjen e dytë.

Share Messenger

Më të lexuarat